Haziri: Qeveria Kurti përjashtoi punëtorët nga çdo dialog socoi-ekonomik dhe i të drejtave të tyre
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në ditën ndërkombëtarë të të drejtave të punëtorëve, ka thënë se Qeveria Kurti përjashtoi punëtorët nga çdo dialog socoi-ekonomik dhe i të drejtave të tyre.
Postimi i plotë:
Së paku 1 Maji mbahet mend si ditë krenarie në Kosovë për pajtimin e madh në Verat e Llukës, që u përcoll deri në unitetin demokratik.
1 Maji në Kosovë më së paku mbetet i punëtorëve, të cilët janë të përjashtuar nga kjo Qeveri nga çdo dialog socoi-ekonomik dhe i të drejtave të tyre.
Merreni me mend, kjo Qeveri është e majtë, ku punëtori është në qendër të përfaqësimit e barazisë.
Të përjashtuar dhe të padëgjuar krejt dhe drejt, sot më 1 Maj dhe 364 dite tjere tash e tri vjet!

