Haziri: Reciprociteti me Serbinë nuk duhet të na komprometojë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar është punuar shumë që të hiqet tarifa 100 përqind ndaj Serbinë, gjatë muajve të fundit.

Por, sa i përket reciprocitetit, ai ka shkruar se duhet të jetë i qartë e i sigurtë në mënyrë që të mos e komprometojë Kosovën, raporton Mediafokus.info.

“Tash e disa muaj janë bërë përgatitje të mëdha dhe pritjet për largimin e tarifës janë të mëdha. Reciprociteti si politikë është masë e cila është në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe, karshi jo vetëm raporteve diplomatike, por zhvillimeve politike në përgjithësi dhe progresit të Kosovës. Por, ky instrument ka nevojë të qartësohet deri në fund. Duhet të jetë i qartë, i sigurtë dhe të mos e lejojë të degjenerojë si politikë, për të mos na komprometuar”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook./MediaFokus/