Haziri: Sadik Berisha luftoi për Liri dhe për jetuar të bashkuar të gjithë shqiptarët

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se veprimtari Sadik Berisha, i cili ndërroi jetë ditë më parë, luftoi për Liri dhe për jetuar të bashkuar të gjithë shqiptarët.

Postimi i Hazirit në Facebook:

Mbledhje komemorative për t’ia dhënë lamtumirën e fundit patriotit, atdhetarit, veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Sadik Berisha.

Familja e të ndjerit Berisha e mesoi si të luftohet për liri. Ishte gjurmëve të axhes së tij, heroit Nuhi Berisha, apo edhe më shumë, Heroit të madhe të familjes, Rexhep Berisha, Nderi i Komunes së Gjilanit.

Nazmija, me vajzat dhe djalin, duhet të jenë krenarë për trashëgiminë, sikurse edhe vëllai Ruzhdiu, hallat, motrat, nipat e mbesat.

Gjilanin e Anamorava në këtë lamtumirë të fundit, e falënderon për krejt atë që i dha vendit e atdheut. Sadiku luftoi për Liri dhe për jetuar të bashkuar të gjithë shqiptarët.

Pusho i qetë në vendlindje. Lamtumirë, shoku im!