Haziri: SC Gjilani na bëri krenarë edhe sot

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi SC Gjilani u shpall kampion vjeshtor i Super ligës së Kosovës në Futboll.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se SC Gjilani na bëri krenarë sërish.

“SC Gjilani na bëri krenarë edhe sot. Uroj për fitoren në derbin ndaj Ballkanit dhe shpalljen kampion vjeshtor lojtarëve, Skifterave dhe menaxhmentit në krye me presidentin, z. Florim Zuka!”, ka shkruar Haziri.