Meçi i madh, Joshua në tentim për të rikthyer titujt IBF, WBA dhe WBO

Anthony Joshua sonte të përballet me Andy Ruiz Jr, në rimeçin i cili zhvillohet në Lindjen e Mesme.

Meçi i madh do të fillojë në ora 21:30 sipas kohës sonë lokale dhe gjiganti britanik tenton që të rikthej tre nga katër titujt e tij nga Andy Ruiz Jr, IBF, WBA dhe WBO.

Ky meç do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite, pasi që autoritetet e këtij vendi i kanë ofruar rreth 100 milionë dollarë vetëm që rimeçi të zhvillohet atje

Më 1 qershor, britaniku Anthony Joshua, i cili deri atëherë mbante titullin e kampionit është nokautuar katër herë nga Andy Ruiz dhe humbi titujt e kampionit IBF, WBA dhe WBO.

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)