Haziri shpreh keqardhje për vdekjen pacientit nga Malisheva e Epërme
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur keqardhje për humbjen e betejes me Covic-19 të pacientit nga Malisheva e Epërme, shkruan Mediafokus.info.
Ja statusi i plotë:
#Dita45. Me keqardhje ju njoftoj se ka ndërruar jetë i prekuri me #Covid19, M.I. (1976), nga Malisheva e Epërme e Gjilanit. I ndjeri ishte në hemodializë dhe kishte probleme tjera përcjellëse. I shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, Malishevës dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit. Do të jemi pranë familjes për ta përballuar dhembjen.
Ju lutem mos dilni, vetëm në raste kur është patjetër. Ai që i thyen rregullat e karantinës dhe që nuk e respekton orarin e daljes, do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. #rriNshpi
/Mediafokus.info/

