Haziri tregon gjendjen e qytetares së ardhur nga Zvicra që rezultoi me COVID-19

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar për një rast pozitiv të një qytetareje të Gjilanit e cila ka qenë në vizitë në Zvicër, raporton Gazeta Express.

E prekura me Covid-19 ka dalur pozitiv në testin e IKSHP’së për koronavirus dhe është futur mbrëmë në karantinën që gjendet në Qendrën e Studentëve pasi ka arritur në aeroport.

Haziri ka thënë se e infektuara nuk ka pasur kontakte me familjen në Kosovë dhe është izoluar në Qendrën e Studentëve.

“Ajo nuk ka pasur kontakt me familjen në Kosovë dhe për momentin gjendja e saj është stabile dhe nuk ka simptoma të mëdha”, ka thënë Kryetari i Gjilanit.

E prekura me koronavirus e çon në 16 numrin e rasteve pozitive nga komuna e Gjilanit./mediafokus.info