Haziri: Vetizolimi i Hotit, krijoi zbrazëtirë në funksionimin normal të qeverisë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se vetizolimi i kryeministrit Avdullah Hoti për shkak të infektimit me koronavirus, ka krijuar zbrazëtirë në funksionimin normal të qeverisë.

Mirëpo sipas tij, vetëm konfirmimi i aktakuzave nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mund të ndryshojë situatën politike në Kosovë.