Hekuran Elezi e Halil Halili në ballë të detyrës në pikën kufitare të Muqibabës

Në pikën kufitare të Muqibabës brenda 24 orëve janë futur në Republikën e Kosovës 87 shtetas tanë dhe asnjëri nga ta nuk ka pasur indikacione për COVID19, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur ekipi i Komunës së Gjilanit, të cilët në këto orë të vona po kujdestarojnë atje.

Për momentin është në ballë të detyrës Dr. Hekuran Elezi dhe infermieri Halil Halili.

“Gjendja është e qetë dhe për momentin nuk ka asnjë lëvizje të njerëzve. Nuk ka vend për panik”, kanë thënë ata për Mediafokus.info.

Ndryshe, ekipet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Gjilanit po qëndrojnë edhe në pikën tjetër kufitare, Stançiq-Bellanoc./Mediafokus.info/