Helmimi i qytetarëve në Deçan nga uji, shkarkohet Bordi i KRU ‘Hidrodrini’

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka bërë emërimin e anëtarëve të bordeve të drejtorëve për tre ndërmarrje publike.

Ndërsa, është bërë shkarkimi i Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”.

Sipas arsyetimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, shkarkimi i Bordit është bërë pas helmimit të qytetarëve në Deçan.