Pireva e Biçkaj takohen me të rinjtë e Kamenicës

Avdi Pireva e Jeton Biçkaj, kandidatë të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë mbajtur takim me të rinjtë e Kamenicës, ku kanë marrë përkrahje në garën e tyre për deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Pireva e Biçkaj i kanë shpalosur objektivat e tyre, si dhe i kanë dëgjuar interesimet e të rinjve, duke u premtuar se do të jenë zëri i tyre në parlament.

“Forumi i Rinisë në Kamenicë më aktiv se kurrë më parë. Të bashkuar e të mobilizuar për fitoren e LDK-së e në përkrahje të kandidatëve për deputetë, Jeton E. Biqkaj 62 e Avdi Pireva 68”, kanë shkruar ata në facebook.