Faleminderit Kosovë: 200 mijë euro u transferuan sot për Bujanocin
Mjetet e ndara nga qeveria e Kosovës për sanimin e dëmeve nga vërshimet në komunën e Bujanocit, janë transferuar sot në destinacionin e duhur. Kryetari i Komunës, Nagip Arifi ka falënderuar qeverinë e Kosovës.
“FALEMNDERIT KOSOVË!
Sot, realizuam edhe një transfer financiar me vlerë prej 200.000 euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ky transfer u realizua duke u bazuar në kërkesën tonë drejtuar kryeministrit Hoti për sanimin e dëmeve nga vërshimet e fundit që përfshinë komunën tonë.
Mjetet e marra do të shfrytëzohen për sanimin e dëmeve infrastrukturore, duke filluar nga Malësia e Bujanocit e këndej.
Shfrytëzoj rastin të falemnderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, kryeministrin në detyrë, deputetin e Parlamentit të Kosovës, Faton Bislimin për insistimin e tij të vazhdueshëm, si dhe një falemnderim të posaçëm për drejtorin e Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismajli, për angazhimin e tij të pakursyer që mjetet të transferohen sa më shpejt”, ka thënë Arifi.


