Hidromorava: Mos pini ujë nga ujësjellësi deri në një njoftim tjetër

Për shkak të një defekti që ka ndodhur në FPU Velekincë dhe punimeve që po vazhdojnë akoma, kompania Hidromorava në Gjilan ka kërkuar nga qytetatët e disa zonave të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e ardhshëm.

Ky njoftim vlenë për konsumatorët që furnizohen me ujë nga rezervari në “Kodra e Dëshmorëve”.

– Livoç i Ulët,
– Velekincë,
– Rr. Lotë Vaku,
– Rr. Idriz Seferi,
– Kodra e Dëshmorëve,
– Hysen Tërpeza,
– Bregu i Djegur.

Ekipi i laborantëve është duke monitoruar me kujdes parametrat e ujit dhe po ndërmerren masat e nevojshme për të siguruar cilësinë e tij, thuhet në njoftim.