A mund ta rikthejë Tetovën nën qeverisjen e PDSH-së Sadi Bexheti?

Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen sivjet në Maqedoni, subjektet politike kanë filluar të përmendin emrat e mundshëm të atyre që mund të jenë kandidatë në garën për kreun e komunave.

Sipas mediave atje, gara kryesore do të zhvillohet për Tetovën, njëri nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Liderët e partive politike kanë nisur të kalkulojnë me mjekët, pasi ata konsiderohen më të pranueshëm dhe më të shkathtë për të mbledhur vota.

Florim Besimi, drejtor aktual i Spitalit të Tetovës, është njëri nga mjekët që përflitet nga BDI-ja, sikurse edhe Valon Asani.

Nga ASh-ja janë Vullnet Ferati dhe Bekim Tateshi. Nga BESA është  Skender Saidi dhe nga PDSH-ja përflitet Sadi Bexheti, i cili mbase është kandiati më i sigurt për ta rikthyer Komunën, të cilën e ka udhëhequr njëherë. Bexheti ia njeh më së miri ‘dhimbjet’ Tetovës dhe ai mund edhe t`ia lexojë pulsin më së miri./Mediafokus.info