Ndërron jetë e reja nga Likova pas një beteje të guximshme me sëmundjen

E reja nga komuna e Likovës, Ferdeze Jahiu e humbi betejën me sëmundjen e rëndë, edhe pse luftoi fort për ta mposhtur.

Ajo la pas vete bashkëshortin, 4 fëmijë dhe familjarët tjerë.

Lajmin e kanë bë të ditur shoqet e saj:

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të shoqes sonë Ferdeze Jahiu. Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë, t’ia falë gjynahet, t’ia ndriçojë varrin dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit Firdeus. Allahu i dhëntë sabër dhe forcë familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e deshën. Do të të kujtojmë gjithmonë në lutjet tona. Allahu të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhenet. Amin”, kanë shkruar ato.

Ferdeze Jahiu punonte arkëtare në shkollën “Faik Konica” në Sllupçan.

Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme, me energji dhe inteligjencë të rrallë.