Hiqet tvsh-ja për bukë, vaj e miell, ulet për naftën
Maqedonia e Veriut ka hequr TVSh-në për produktet bazike ushqimore, ndërsa e ka ulur TVSh-në dhe akcizën për derivatet e naftës.
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë i dhanë dritë jeshile pakos anti-krizë të Qeverisë me të cilën parashihet ulje e barrës së krizës ekonomike.
“Për” votuan 95 deputetë, ndërkaq asnjë nuk ishte “kundër” dhe “përmbajtur”.
Me këto ndryshime ligjore, TVSH do të ulet nga 5 % në 0% për produktet ushqimore bazë, kurse akciza do të ulet nga 18% në 10% tek derivatet të naftës.