Historiani i notave dhjetëshe, Hashim Thaçi e ktheu historinë në rend të ri Ballkanik

Izmi Zeka

Njerëzit e mëdhenj të cilët mbesin në kujtesën e njerëzve dhe në kujtesën e një kombi apo edhe më gjerë, zakonisht lindin e bëhen të tillë në kohë të vështira.

Sa më të vështira kohët e rrethanat, aq më të mëdha janë sakrificat dhe po aq lart ngritet guximi dhe heroizmi i njerëzve të caktuar.

Po e njëjta rregull vlen edhe për ish Kryeministrin e Kosovës dhe ish Presidentin Hashim Thaçi.

I lindur e i rritur në kohë të rënda për Kosovën, z. Thaçi, qysh herët do e kishte të qartë rrugën e tij. Një rrugë e gjatë, një rrugë e vështirë, thuajse e pashembullt, një rrugë në të cilën ishte nisur me vetëdije të plotë dhe të cilën, për fatin e të gjithë neve, do e kalonte pa gabime dhe me dinjitet.

Hashim Thaçi ka kaluar ballëlartë nëpër të gjitha fazat, si rrallë kush tjetër: student i zoti e largpamës, pjesëtar i përkushtuar i ilegales, udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lider i opozitës, kryeministër i suksesshëm i Kosovës, ish-president i cili shpalli Pavarësinë e Kosovës dhe një ndërtues i Kosovës së pavarur.

Të gjitha këto dhe shpresojmë që jo vetëm këto, janë një jetë e tërë, një jetë e tërë e një njeriu të madh të kombit tonë.

Të kthehemi më pas. Kur në vitet e nëntëdhjeta Kosovën e kishte lodhur robëria dhe kur tashmë po shihej, nga ata që donin ta shihnin, se rezistenca paqësore nuk po i jepte Kosovës atë që kërkonte, dolën djemtë dalzotës të Kosovës.

Pushka e Adem Jasharit dhe patriotëve tjerë e prishën përgjithmonë status quon, e zgjuan gjithë kombin nga gjumi dhe vulosën humbjen e Serbisë.

Hashim Thaçi s’kishte se si të mungonte në këtë epokë të ndritshme të historisë sonë. Udhëheqës politik i UÇK-së, z. Thaçi e mbajti flamurin e luftës e të lirisë deri në fitore.

Madhështia e këtij njeriu qëndron edhe në faktin se misioni i tij nuk mbaroi veç me luftën, por ai vazhdoi edhe më tutje.

Menjëherë pas luftës, udhëheqësi politik i UÇK-së, me vizionin e tij diti të ndërtojë edhe lirinë.

Si një lider i opozitës në Kosovë, shumë shpejt u bë e qartë se pa të Kosova nuk do të ecte tutje, në rrugën e mbetur deri në arritjen e ëndrrës shekullore – pavarësinë. Dhe ajo ndodhi.

Pas betejave të shumta politike, pas “eksperimenteve” të shumta të cilat u bënë në Kosovë nga faktori ndërkombëtar (nuk i kishim të gjithë ndërkombëtarët miq), më në fund u pa se ishte një njeri i cili guxonte dhe mund ta bënte hapin e madh.

Me votën e popullit ai erdhi në krye të qeverisë dhe me ndihmën e miqve të vërtetë të Kosovës, e përjetësoi ëndrrën tonë shekullore.

Por, as këtu nuk përfundoi misioni tij. Kosova e pavarur duhet ndërtuar e duhet zhvilluar dhe duhet bërë pjesë e barabartë e shteteve të përparuara të Evropës.

Dhe këtë mision të ri, z. Hashim Thaçi e vazhdoi guximshëm, çdo ditë deri në momentin kur padrejtësisht Prokuroria Speciale shpalli një aktakuzë të sajuar.

Nën udhëheqjen e tij, Kosova, do të bëhet pjesë e shumë institucioneve ndërkombëtare.

FSK-ja u transformua në Forca të Armatosura të Kosovës, ku pjesë e mishërimit edhe sot janë me NATO-n dhe SHBA-në

Nuk është thënë rastësisht se ky njeri është Xhorxh Uashingtoni i Kosovës.

Kritikët do të thonë se a ka të meta. Po ka. E meta më e madhe e tij është se deri më tani nuk e ka humbur asnjë betejë.

Dhe beteja e fundit e tij për Kosovën do të jetë fitore për gjeneratat e ardhshme. Të rishkruaj për aq sa munden historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.