Historiania i del kundër Ramës: Me Serbinë duhet ndenjur sa më larg
Deklaratat e fundit e Edi Ramës rreth marrëdhënieve me Serbinë dhe Ballkanin e hapur i ka komentuar shkurt edhe historiania e njohur shqiptare, më e zëshmja kohëve të fundit, Elena Kocaqi, e cila shpreh mospajtime me qëndrimet e kryeministrit.
“Për çfarë Ballkani të hapur bëhet fjalë kur ky po kërcënon hapur fare me luftë. Rama duhet të heqi dorë nga Vuçiçi në mënyrë urgjente. E papranueshme që flet për Ballkan të hapur me Serbinë kur ajo po shfaq agresivitet. Kosova duhet të rishikojë marrëdhëniet tregtare me Serbinë, pasi nuk mund të bëhet tregëti me dikë që do të prishë shtëpinë. Me Serbinë do ndenjur sa më larg, derisa ata kërcënojnë shqiptarët me luftë. Këto nuk duhen afruar fare, sa më pak kontakte me to, aq më të qetë do jenë shqiptarët”, ka shkruar Kocaqi.

