Historike: Leverkuseni e Xhaka kampionë të Gjermanisë

Me paraqitje plot shkëlqim dhe fitore shumë të thellë, Bayer Leverkuseni ka siguruar suksesin historik – titullin e kampionit të Gjermanisë.

Granit Xhaka ka madhështuar festën me supergol.

Leverkuseni fitoi 5:0 ndaj Werder Bremenit, të dielën, dhe fitoi titullin e parë në histori. Klubi i njohur gjerman është themeluar 119 vjet më parë.

Titullin historik e ka siguruar pesë xhiro para fundit. Ishte ndeshja e 43-të rresht pa humbje e Bayer Leverkusenit.