Homazh për njeriun e mirë
Homazh për njeriun e mirë
Vdekja e drejtorit komunal Zijadin Maliqi, i ka prekur këshilltarët komunalë në Gjilan, pa dallim përkatësie politike.
Dedikim të veçantë për Maliqin ka bërë edhe Shefik Surdulli, këshiltar komunal i PDK-së. Në një postim të titulluar Homazh, Surdulli ka thënë se Zijadin Maliqi ishte njeri i mirë, parimor, veprimtar i palodhur dhe profesionist i spikatur i fushës së ekonomisë – financave.
“Në rend të parë, Zijadin Maliqi ishte njeri i mirë, parimor, veprimtar i palodhur dhe profesionist i spikatur i fushës së ekonomisë – financave.
Në saje të këtyre cilësive, edhe si drejtor i Drejtorisë komunale për financa, ai gëzoi respekt te të gjithë, edhe tek unë gjithsesi, si këshilltar komunal i politikës alternative.
Me këtë rast, Komuna e Gjilanit humbi një ekspert të dalluar të fushës financiare.
Bashkëndjejmë me familjen e tij, me miqtë dhe bashkëpunëtorët!
I paharruar qoftë kujtimi për te!”, ka shkruar Surdulli.

