Hoti: 570 persona janë të shtrirë në spitale, kemi vetëm 700 shtretër

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është parë i shqetësuar sot, në konferencën me gazetarë, për mosrespektimin e masave në disa raste, raporton Mediafokus.info.

Madje, sipas tij, situata është ‘ngushtuar’ shumë, sa i përket hospitalizimit të pacientëve, pasi konfirmoi se aktualisht janë 570 persona të shtrirë në spitale në nivel vendit, derisa në dispozicion janë vetëm 700 shtretër.

“Jemi të shqetësuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe mos angazhimin e nevojshëm të inspektoratit dhe policisë në raste konkrete, kemi pas në disa raste ngjarje sportive dhe protesta që janë organizuar dhe organet përkatëse duhet të marrin përgjegjësi”, ka i pari i ekzekutivit kosovar./Mediafokus.info/