Hoti flet për sfidat: Bashkë do t’i dalim zot vendit
Pas votimit të qeverisë, ka folur kryeministri i ri i Republikës, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se bashkë do t`i dalim zot vendit, shkruan Mediafikus.info.
Hoti tha se e kanë një program të përbashkët e mjaftë të pasur të rimëkëmbjes ekonomike.
“Seanca ka qenë e organizuar mirë e në përputhje me Kushtetuën dhe u ndërtua qeveria. Jam i kënaqur që pas një muji bisedimesh me partnerët, ta bëjmë programin e përbashkët, e që është lufta kundër pandemisë e rimëkëmbja e ekonomike”, ka thënë Hoti, transmeton Mediafokus.info.
Hoti foli edhe për sfidat.
“Jam i vetëdijshëm për sfidat si qeveri e si shtet, por jam i bindur që me koalicioni, që kemi ndërtuar dhe bashkëpunimin edhe me opozitën, do t’i dalim zot këtij vendi”, ka thënë Hoti./Mediafokus.info/