Hoti: Gastronomia është burim kryesor i infeksionit më COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë sot se gastronomia ka dalë të jetë burim kryesor i infeksionit me COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Këto komente Hoti i bëri pas takimit me drejtorët komunalë të Inspeksionit.

“Nuk do ta lejojmë këtë seose detyrohemi që të ndërmarrim masa shtrënguese që do të na kushtojnë të gjithëve. Cdo familje i ka ndier pasojat nga mbyllja 3-4 mujore. Tashmë janë angazhuar edhe 75 inspektoprë shtesë për t’i mbikëqyrë respektimin e masave”, tha Hoti, në konferencën për gazetarë.

Ai theksoi se shembull i mirë i respektimit të masave janë bërë shkollat, derisa theksoi se qytetarët duhet t’i mësojmë të jetojnë me pandeminë së paku edhe një vit.