Hoti jep paralajmërimin e frikshëm për situatën e përballjes me COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti ka dhënë paralajmërimin e frikshëm në rast se shtohet numri i të infektuarve me COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Pas takimit me drejtorët e Inspekcionit në nivel vendi, kreu i ekzekutivit kosovar ka paralajmëruar se masa ekstreme nëse brenda tri javësh rritet numri.

“Rreziku është real që ne për dy deri në tri javë të kemi të njëjtën gjendje që po kalojnë shumica e vendeve të BE-së. Në regjion kemi filluar të rrethohemi prej vendeve me numër shumë të lartë të të prekurve, te ne sapo ka filluar të rritet numri. Rreziku është real që pas dy tri javëve nëse shkon me këtë trend ne do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme”, tha Hoti./Mediafokus.info/