Hoti nga Dragashi: Fitorja e LDK’së quhet Republika e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Dragash.

Nga atje, Hoti ka thënë se kanë marrë një mesazh nga stukturat, anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në këtë qytet.

“Në Dragashin e punës dhe bashkëjetesës! LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës dhe ekzistenca e saj, ndaj ne jemi me shtëpinë tonë, përkatësisht me Kosovën. Ky ishte mesazhi që na kishin rezervuar strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, me rastin e vizitës sonë në këtë degë”, ka shkruar Hoti.

“Faleminderit Dragash, ne jemi me ju! Krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë, për të mirat tona e nga toka jonë e çmuar. Zoti e bekoftë Dragashin! Zoti e bekoftë LDK-në!”, ka shkruar ai.