Hoti: Të premten hapet aplikimi për tërheqjen e 10% nga Trusti

Kryeministri Avdullah Hoti bëri të ditur se ditën e premte nga 15:00 do të hapet ueb-faqja për aplikim për tërheqjen e 10% nga Trusti.

Hoti këtë deklaratë e ka bërë pas takimit me përfaqësuesit e Trustit dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

“E falënderoj trustin dhe BQK-në për kryerjen e të gjitha procedurave në mënyrë që qytetarët shumë shpejtë të fillojnë procedurën e aplikimit për tërheqjen e këtyre fondeve. Nga informatat që morëm është hapur edhe ueb-faqja dhe ditën e premte nga ora 15:00 do të fillojë aplikimi për tërheqje”, tha Hoti.