Ka ndërruar jetë arsimtari Mejdi Cani nga Llashtica e Gjilanit

Sot ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit, Mejdi Cani nga Llashtica, arsimtar i fizikës në shkollën ‘Abaz Ajeti’ të qytetit.

Mejdiu ishte i lindur në vitin 1958 dhe sipas të afërmve të tij, kurrë nuk ka qenë i sëmurë më parë. Betejën e vetme shëndetësore në jetë, atë me koronavirusin, nuk ka mundur ta fitojë.

Njoftimi është dhënë edhe nga drejtoria e shkollës ku ai punoi deri në vdekje.

‘Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot në një përballje me virusin covid 19 në Spitalin Regjional te Gjilanit ka ndërruar jetë mësimdhënësi i fizikës, kolegu ynë, Mejdi Cani.

Arsimtari Mejdi ndërroi jetë pas një përballje 15 ditore me virusin covid 19 në Spitalin Regjional te Gjilanit.

Ai ishte një punëtor shembullor dhe si të tillë do të mbajmë në mend kolektivi i shkollës dhe nxënësit.

Drejtoria e shkollës, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit ju shprehim ngushëllime më të thella familjes se tij dhe të afërmeve, miqve dhe shokëve të tij.

Të ndjerit para 7 muajve i vdiq bashkëshortja, ndërsa pas vetit la dy djem, të martuar.

Prehu në paqe kolegu ynë!”. /Mediafokus.info