Hoti thotë se s’ka dialog teknik me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me Serbinë nuk do të ketë dialog teknik por vetëm dialog për marrëveshje finale.

Hoti ka thënë se marrëveshja finale do të jetë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka dialog teknik. Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.