Hoxha rrëfen betejën e hoxhës së ndjerë me virusin: Pesë ditë luftoi me armikun COVID-19

Hoxha i njohur nga Gjilani, Bashkim Bajrami, ka bërë një dedikim prekës për hoxhën nga Konçuli i Bujanocit, Musa Beqiri, i cili ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

Bajrami ka treguar se hoxha tashmë i ndjerë, që ishte babai i gruas së tij, luftoi me virusin për pesë ditë.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi! Syri loton dhe zemra është mërzitur me vdekjen e hoxhës-imamit të Konçulit, Musa Beqiri  (babai i gruas), por besimtari gjithmonë duhet të jetë i kënaqur dhe të pajtohet me caktimin e Allahut. Kujdes nga ky virus vdekjeprurës. Mos e neglizhoni Hoxha luftoi me armikun #covid19 për 5 ditë, por në fund erdhi caktimi i Allahut”, shkruan Bajrami, transmeton Mediafokus.info.

Ai ka folur në superlativ për hoxhën e njohur nga Bujanoci.

“Ishte besimtar i devotshëm, i sinqertë, ishte edukator e prind i mirë. Kuranin e ka pasur shok të pandashëm, shpesh hatme bënte. Shtëpia e mulla Musës ishte edhe shtëpi e UÇPMB- së, aty i lanin rrobat, aty ishin të sigurt. Edhe djalin Ramadanin e kishte ushtar. Imami pati presion nga pushteti ta lëshoj fshatin por këmbënguli dhe qëndroi, që mos të largohej fshati pas tij. Allahu na bashkoftë në Xhenet mulla Musa”, ka shkruar plot pikëllim hoxha, ndër më të njohurit në Gjilan, Bashkim Bajrami./Mediafokus.info/