Ky teatër profesionist anulon krejt shfaqjet shkaku i COVID-19

Teatri Profesionist i Gjilanit ka anuluar të gjitha shfaqjet e parapara për muajin nëntor, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut, drejtoresha për Kulturë e kësaj komune, Deniza Limani.

“Me keqardhje ju informojmë që në rrethanat aktuale në të cilat gjendemi, e kemi të pamundur zhvillimin normal të repertorit tonë të muajit nëntor. Andaj, me qëllim të respektimit të masave parandaluese për COV – 19 dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit tonë të përbashkët, anulohen shfaqjet e planifikuara për këtë muaj”, ka shkruar Limani.

Ndryshe, Teatri i Gjilanit njihet si njëri nga teatrot më të suksesshëm në nivel të Kosovës./Mediafokus.info/