Hoxhaj: Presim nga Kurti që ta kthejë kufirin në Çakorr dhe Zhleb
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se pret nga i pari i VV’së, i cili me gjasë do të bëhet kryeminstër, Albin Kurti, që ky i fundit ta kthejë kufirin e Kosovës në Çakorr dhe Zhleb.
Kjo për shkak se Kurti kishte protestuar kundër demarkimit të kufirit me Malin e Zi, duke hedhur edhe gaz lotsjellës në Kuvend, shkruan Express.
“Ne presim prej Kurtit që të ofrojë platformë, që ta kthejë kufirin në Çakorr dhe Zhleb. Sikurse ka kundërshtuar më 2016…”, është shprehur Hoxhaj.
Tutje, ai tha se nëse Kurti takohet me Vuçiqin për dialog, pret që t’i përmbush disa kushte që Kurti, sipas Hoxhajt, i ka vendosur në mënyrë publike.

