Hoxhë Shefqet Krasniqi kapet duke bërë “punë të grave”

Hoxha i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi, bëri bujë me deklaratën seksiste të djeshme që kërkonte që burrat të rrinin në odë e gratë në kuzhinë. Por, duket se edhe Shefqet Krasniqi është njeri i “kuzhinës”.

Krasniqi në po të njëjtën intervistë dënoi Kanunin e Lekë Dukagjinit se “diskriminonte gruan” në mënyrë të neveritshme. Por, dështoi të hiqte seksizmin prej fjalorit të tij për çka edhe u dënua publikisht nga shumë aktivistë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku ai vetë shihet derisa bën punë kuzhine, që sipas tij u takojnë grave.

Ai shihet derisa po gatuan një fli, ushqim tradicional i një pjese të popullsisë kosovare.