Humb betejën me leukeminë Fatjona Kurmehaj
E ka humbur betejën me leukeminë Fatjona Kurmehaj. Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti, Rasim Selmanaj.
“Lajm tronditës. E paska humbur betejën me sëmundjen e Leukemisë Fatjona Kurmehaj, vajza i bashkëvuajtësit tim të burgjeve serbe Zenel Kurmehaj! Bashkëndjejmë dhembjen me familjen Kurmehaj nga Strellci i Epërm! Shpirti i Fatjonës u preht në paqën e pasusun!”, thuhet në postimin e tij në Facebook.
Kujtojmë se Fatjona ka kohë që kishte kërkuar ndihmë për shërimin e saj jashtë vendit.

