Kafiteria N’shpi vazhdon pagesën e punëtorëve dhe kontributet e tyre

Pavarësisht se nuk mund të punojë shkaku i masave emergjente që po zbaton qeveria, shkaku i pandemisë së coronavirusit, kafiteria Nshpi ka vendosur të jetë korrekte me punëtorët e saj.

Sot dy javë kemi mbyllur lokalin pas paraqitjes së virusit Covid-19, ka thënë menaxhmenti i kësaj kafiterie për portalin mediafokus.info

Në kafiteri kemi të punësuar një numër të konsiderueshëm të punëtorëve!

Sot kemi vendosur që sa kohë të zgjatë kjo pandemi do ti paguajmë të gjithë punëtorët me pagë të plot!

Si gjithmonë punëtorët i kam konsideruar si familjarë të cilët kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e të hyrave dhe ngritjen e kapacitetit të lokalit tim.

Miq shpresoj së shpejti të takohemi në kafiterin N’shpi!

Me shumë respekt  stafi i Kafiterisë N’shpi./mediafokus.info