Humb jetën 17-vjeçari, u sulmua nga një peshkaqen

Një 17-vjeçar ka humbur jetën pas sulmit nga një peshkaqen ndërsa po lundronte në brigjet lindore të Australisë, tha policia të shtunën, duke shtuar se plazhet përreth ishin mbyllur.

Djaloshi u sulmua ndërsa po lundronte pranë Coffs Harbour, 380 kilometra (240 milje) në jug të Brisbane, tha policia, duke cituar dëshmitarë.

Disa surfistë të tjerë e çuan djalin për në breg, ku ai u trajtua për lëndime të rënda në këmbë, por ai vdiq në vendin e ngjarjes, thanë ata. Emri dhe kombësia e djalit nuk u zbuluan.