Humb jetën 33 vjeçarja, bie nga 30 metra lartësi duke bërë selfie

Selfiet po bëhen të rrezikshme për faktin se autofotografi duke u përqëndruar te telefoni, po harron terrenin ku gjendet. Një rast tjetër i rënies nga lartësia ka përfudnuar tragjikisht.

Mediat e huaja shkruajnë për një ngjarje tragjike që është regjistruar në Belgjikë, që solli si pasojë vdekjen e një 33 vjeçareje.

Thuhet se e reja ishte me origjinë greke dhe është rrëzuar nga një lartësi rreth 30 metra, gjatë kohës kur ishte duke bërë selfie.

Sipas informacioneve nga mediat e huaja, thuhet se ngjarja ka ndodhur të martën gjatë një udhëtimi që kishte bërë me bashkëshortin e saj, Joeri Janssen.

Sipas informacioneve 33-vjeçarja, Zoe Snoeks ka qenë duke qëndruar buzë një shkëmbi për tu fatografuar, ka humbur ekuilibrin dhe më pas ka rënë nga një lartësi rreth 30 metra, ku ka gjetur vdekjen, shkruajnë mediat greke.