Humb jetën në aksident 19-vjeçarja shqiptare në Itali
Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy vajza kanë humbur jetën nga një aksident, shkruan albinfo.ch.
Thuhet se njëra nga vajzat është identifikuar si E.S., e moshës 19-vjeçare.
Edhe pse ndihma ishte e shpejtë, ajo nuk arriti të mbijetonte, thonë autoritetet shëndetësore italiane.
“Edhe pse u dha ndihma e shpejtë, të dy vajzat nuk jetuan dot dhe tashmë janë duke u kryer hetimet në vendngajrje. Ndërsa shoferi është dërguar në spital dhe gjendja e tij është e stabilizuar.

