Humb jetën në aksident kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht i biri
Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident shumë të rëndë që ka ndodhur gjatë natës teksa po drejtonte kamionin në drejtim të veriut në zonën e Torino di Sangro pranë Chieti-t në Itali.
Fatmirësisht ka shpëtuar djali i tij i cili po flinte gjumë në pjesën e sipërme të kabinës në momentin e aksidentit. Mediat italiane raportojnë se ata po transportonin qershi.
Kamioni është përplasur me një rimorkio ku ishin të vendosura disa barriera betoni dhe si pasojë vdiq 45-vjeçari shqiptar.
Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe 8 persona të tjerë, italianë dhe të huaj, që po punonin aty.