Humb jetën në aksident një punëtor i ambasadës ruse në Shqipëri
Një punonjës i ambasadës së Rusisë në Tiranë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën Tiranë-Elbasan.
Panorama TV raporton se makina e cila u përfshi në aksident ishte me targa diplomatike.
Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e shumta policore, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
