Humb jetën në një aksident në Gjermani 29 vjeçari shqiptar nga Lugina e Preshevës
Një aksident tragjik në Gjermani i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar nga Lugina e Preshevës.
Viktimat F.L., me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës, humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në Esslingen, shkruan albinfo.ch.
Sipas konfirmimeve nga autoritetet e sigurisë dhe shërbimet shëndetësore gjermane, 29-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
I riu shqiptar la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.
Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet përkatëse në Gjermani po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

