Humb jetën në Velipojë një 75-vjeçar nga Kosova

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën në Velipojë, ku ka pësuar atak kardiak brenda në det.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00.

“Rreth orës 13:00, shtetasi kosovar M. S, 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se grupi hetimor ka dalë në vend të ngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.