Këto rajone të Vitisë nesër nuk do të kenë rrymë

KEDS ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të kryhen në rrjet, të cilat janë të domosdoshme, nesër do të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna. 

Gjilan:

Në NS 110/35/10kV Vitia do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gërmova (Kodi: 61067003) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Gërmovë, Gërmovë e Ulët, Sodovinë, Pompa Lindi, Mobilieria, Plastika, Remniku i Ri, Goshicë Kulla, Vërban, Buzovik, një pjesë e Kabashit, Binça dhe Shushtë.

Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave të kalbura – degëzimi për Buzovik.