Humb jetën nga zhavori një 27-vjeçar
Një 27-vjeçar ka humbur jetën në një seperacion në fshatin Kramovik të Rahovecit, ku ishte duke punuar, raporton express.
Policia njofton se sipas personelit mjekësor në vendngjarje, viktima ka qenë me shenja jete dhe i njëjti me autoambulancë ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më vonë nga aty është konfirmuar se ka humbur jetën.
Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit, dhe se lidhur me rastin është duke u vazhduar me hetime.

