Një kosovare me shtetësi gjermane arrestohet në ANP për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër me nënshtetësi gjermane, nën dyshimin se ka vjedhur 1.800 euro një personi në ANP.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 03.07.2021 – 18:05. Me 11.07.2021 është arrestuar e dyshuara femër K/me shtetësi Gjermane e cila dyshohet se me datën e incidentit ka kryer vjedhje 1800 euro nga viktima mashkull kosovar. me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.