Kadriu: Falenderoj Komunën që shqetësimin tim për rregullimin e parkingjeve e mori seriozisht

Brenda dy ditësh fillon rregullimi i hapësirave publike, parkingjeve dhe trotuareve, në lagjen Iliria (ish-Kamnik) në Gjilan, projekt ky i financuar nga Komuna, në vlerë afër 85 mijë euro.

Mimoza Kadriu, këshilltare komunale (Nisma), e cila kishte lobuar shumë për këtë projekt, ka falënderuar autoritet komunale, që kërkesën e saj, të bërë në emër të qytetatëve të lagjes, e kanë marrë parasysh dhe e kanë përfshirë në listën e investimeve me prioritet.

‘Faleminderit Komunës dhe Drejtorise se sherbimeve publike, qe te gjitha shqetesimet e mia te ngritura ne Kuvend si kerkesa qytetare, i marin shume seriozisht dhe intervenojne. Tani edhe po fillojne punimet ne lagjen Kamnik, per rregullimin e trotuareve dhe parkingjeve’, ka thënë Kadriu.

Kompania kontraktuese, GLOBI M.I. ka kërkuar nga banorët e lagjes që t’i largoinë vetueat nga hapësirat  e parapara për t’u rregulluar.

‘Lusim të gjithë banorët e lagjes Kamnik që të largojnë automjetet e tyre nga parkingjet afër banesave, për aryse se nga data: 01.04.2021 do të fillojnë punimet për ekzekutimin e projektit: Rregullimi i Hapësirave Publike’.