Humb jetën një 15-vjeçar, bie nga një vend i thepisur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mat, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një i ri 15-vjecar, raporton A2CNN.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Urakë, buzë lumit që e përshkon, në një vend të quajtur nga banorët “Stallat e gjakrosës”.

Edhe pse dinamikat nuk janë të qarta, dyshohet se adoleshenti me inicialet G.K. është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.