Humb jetën një 24-vjeçar, plagoset një tjetër
Një 24-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz, kur makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë jashtë rruge.
Dyshohet që shoferi të ketë humbur kontrollin e mjetit për arsye të paqarta.
Me të ndodhej në makinë edhe një person tjetër person, i cili ka mbetur i plagosur.
Informacion paraprak
Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

