Humb jetën një drejtues mjeti, dyshohet në vetaksident

Një person ka humbur jetën në Gjakovë. Dyshohet në vetaksident.

Fsh. Babaj Bokës, Gjakovë 03.07.2022 – 06:00. Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin, me ç’rast ka përfunduar jashtë rruge dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekje prurëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.