Humb jetën tragjikisht në Zvicër një shqiptar

Ka humbur jetën në Zvicër i riu nga Gostivari, Kujtim Alili. Ai vdiq në një aksident trafiku me motor.

Kryetari i Klubit të Motoristëve ‘Shqiponjat’ në Zvicër, Safet Baftijaj ka konfirmuar lajmin, duke shprehur me këtë rast ngushëllime për familjen Alili nga Gostivari.

“Ne klubi i motoristëve Shqiponjat ne Zvicer njoftojme që dje në një aksident trafiku me Motor ka humbur jetën aksidentalisht antari, shoku dhe vëllau i ynë Kujtim Mahir Alili nga Gostivari me banim në Wil-SG.

Ne si klub dhe unë si kryetar i klubit ‘Shqiponjat’ jemi tëmërrsisht të shokuar dhe jashtzakonisht të pikëlluar për humbjen e papritshme të vëllaut ton Kujtimit.

Kujtimi ishte një pasionant motori si të gjithe në dhe një antar i devotshëm i klubit i cili me krenari barti stemen e Shqiponjës. Ai ishte nje antar i sjellshëm, gazmor dhe i respketuar gjithnje. Kjo humbje krijon një zbrasti dhe pikëllim te papërshkrueshëm qoft ne familje ashtu edhe ne mesin tone.

Ne si klub, vijon ai, i shprehim familjarve të Kujtimit, farefisit, shoqëris, si dhe gjith antarve të klubit ngushëllimet më te sinqerta për humbjen e jetës së tij në kaq moshë të re. Kujtimi do të ngelet gjithmon në mëndjen dhe zëmrat tona”, ka shkruar Baftijaj.