Humb jetën tragjikisht një 26-vjeçar

Një person ka humbur jetën tragjikisht në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në mëngjesin e sotëm, derisa po udhëtonte si pasagjer në një veturë Audi. 

‘Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes’, thuhet në njoftimin e policisë.